SHBA, Martin Shkreli përjashtohet
nga rrjeti social Twitte

SHBA, Martin Shkreli përjashtohet<br />nga rrjeti social Twitte
Martin Shkreli i janë mohuar përkohësisht shërbimet e rrjetit social Twitter dhe Periscope pas komenteve të pahijshme drejtuar gazetares Lauren Duca, e cila është redaktore e të përjavshmes “Teen Vouge”.

Martin Shkreli fitoi famë në vitin 2015, pas rritjes së palogjikshme të medikamenteve të përdorura nga personat e prekur me virusin HIV.

Gazetarja e raportoi Shkrelin me anë të një postimi në Twitter te CEO i rrjetit social duke shkruar “Si mund të lejohet kjo gjë?”. Në postimin e saj ajo kishte përfshirë edhe foto të ekranit të llogarisë të Shkrelit në Twitter.

Në foton ishte gazetarja së bashku me bashkëshortin e saj, foto që shqiptari e kishte manipuluar duke vendosur fytyrën e tij në të.

Gjithashtu në përshkimin e tij në llogarinë e Twitter, Shkreli kishte shkruar se ndiente diçka për gazetaren, por shpresonte që gazetarja mos të zbulonte këtë gjë.

Sipas CNN, i cili citon një burim të tij, Martin Shkreli, është përjashtuar tashmë nga rrjeti social i Twitter pasi kishte shkelur rregullin e “ngacmimit të targetuar”

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf