SHBA mbështet transformimin e Forcave të Sigurisë në Kosovë, ambasadori amerikan: Tregoi pjekuri gjatë trazirave të Banjskës, shmangu provokimet më 24 shtator

SHBA mbështet transformimin e Forcave të Sigurisë në Kosovë, ambasadori amerikan: Tregoi pjekuri gjatë trazirave të Banjskës, shmangu provokimet më 24 shtator

Jeffrey Hovenier, ambasadori amerikan në Kosovë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier tha se Uashingtoni e mbështet transformimin 10-vjeçar të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe nënvizoi se këto forca treguan pjekuri gjatë konfliktit në Banjskë.

‘Dua të theksoj se gjatë sulmit të grupeve të armatosura paraushtarake ndaj sovranitetit të Kosovës më 24 shtator, Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe Ministri i Mbrojtjes treguan pjekurinë dhe durimin e tyre profesional, duke forcuar reputacionin e tyre si partner i besueshëm duke shmangur provokimet që mund të çonin në përshkallëzime të mëtejshme.’ – tha Hovenier

Diplomati amerikan i bëri deklaratat gjatë një konference vjetore ndërkombëtare ‘FSK dhe Partnerët 2023’ gjatë ditës së sotme.

Hovenier shtoi se nuk ka asnjë problem në përpjekjet e vazhdueshme të SHBA-së dhe Kosovës për të punuar së bashku për të ndihmuar FSK-në që të përfundojë me sukses procesin e transformimit të FSK-së.

Ministri i Mbrojtjes së vendit, Naser Maqedonci siguroi ambasadorin amerikan se me transformimin e FSK, Kosova nuk do të bëhet kërcënim për askënd.

Ai theksoi se buxheti për FSK-në është rritur me 110% dhe tregoi arritjet që forcat e armatosura kanë bërë.

‘Për gjithë këto vite kemi bërë një transformim të vërtetë. Buxheti për FSK është rritur për 110 për qind. Në dy vitet e fundit ne kemi investuar në sistemin e armatimit dhe kemi marrë pjesë në stërvitje. FSK shkoi në Lindjen e Mesme për trajnime dhe operacione paqeruajtëse. Ne jemi gjithashtu krenarë për qendrën që ofron trajnime për operatorët vendas dhe ndërkombëtarë.’ - tha Macedonci

Në 24 shtator të këtij viti, forcat ekstremiste serbe sulmuan njësitë speciale të Kosovës në fshatin Banjskë në veri. Nga sulmi mbeti i vrarë oficeri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Gjatë shkëmbimit të zjarrit humbën jetën dhe 3 terroristë. Ngjarja u dënua nga faktori ndërkombëtar, por nga ana tjetër, Serbia shpalli ditë zie kombëtare për 3 kriminelët serbë të vrarë, ç’ka dëshmoi mos-distancimin e saj nga sulmet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:28
SHBA mbështeti Forcat e Sigurisë së Kosovës, reagon Serbia: FSK e përkeqëson dialogun, i shërben ekstremizimit të qeverisë kosovare

1595318092_gjuric.jpg

BEOGRAD - Serbia ka reaguar pas deklaratave të ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili dha mbështetjen e Uashingtonit për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Ambasadori serb në SHBA, Marko Gjuriç përmes një reagimi ka thënë se transformimi i FSK-së, vetëm sa do e përkeqësojë marrëdhënien me Beogradin. 


‘Përkrahja e transformimit të FSK-së në forca ushtarake të armatosura, nuk i kontribuon procesit të dialogut, qetësimit të tensioneve apo normalizimit të marrëdhënieve në rajonin tonë.’ – shkori Gjuriç në platformën X. 

Gjuriç thotë se shndërrimi i FSK-së në ushtri është kundër Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe se kjo do i jepte më shumë pushtet qeverisë kosovare.

‘Mbështetja për transformimin e FSK-së në këtë moment politik në Kosovë vetëm e forcon dhe shpërblen qeverinë ekstreme në Prishtinë, të drejtuar nga një agjendë etno-nacionaliste, nën mbikëqyrjen e së cilës 11 % e serbëve të Kosovës tashmë janë larguar nga vendi. Dialog mbetet e vetmja rrugë përpara dhe që ai të ketë sukses, nuk duhet të inkurajojmë më ata që e minojnë hapur.’ – shtoi Gjuriç.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë