SHBA, mbështetës të fajësimit protestojnë në rrugë në ditën e votimit të Impeachment

SHBA, mbështetës të fajësimit protestojnë në rrugë në ditën e votimit të Impeachment

Mbështetësit e aktakuzës ndaj Presidentit Donald Trump kanë dalë në rrugë në qytetet e mëdha të SHBA-së në prag të votimit të Dhomës në Kongresin amerikan.

Trump është fajtor", "Trump-Putin 2020" lexohet në disa banderola që mbajnë në duar protestuesit të cilët kërkojnë shkarkimin nga posti i presidentit të Donald Trump.

Protestat janë duke u zhvilluar në New York, Los Angeles, Washington, Houston, Miami, San Francisco e shumë të tjera.

Gjashtë orë debat janë zhvilluar në Dhomë para votimit të fajësimit ndërsa në vazhdim secili nga të dy nenet e aktakuzës do të votohet veçmas. Kryetarja e Dhomës gjithashtu do të shpalos ‘hartën’ e rrugës së përshkruar nga demokratët për fajësimin e Trump i cili akuzohet se ka ushtruar presion mbi homologun e tij ukrainas për rihapjen e hetimit për korrupsion ndaj djalit të ish zv/presidentit Joe Biden, me qëllim goditjen e këtij të fundit në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, për shpërdorim të pushtetit dhe pengim të hetimit të Kongresit.

Dhoma e Kongresit, rreth orës 15:00 do të ketë një debat prej rreth një ore mbi rregullat e përshkruara për votimin, dhe deputetëve do t'u kërkohet të shprehen në këtë drejtim dhe rreth orës 16 do të votohen dy nenet për fajësimin e presidentit, proces i cili më pas do të zhvillohet edhe në Senat.

Presidenti Trump, në prag të një prej ditëve më të rëndësishme për procedurën e fajësimit, ka akuzuar lideren demokrate të Kongresit, Nancy Pelosi, për "minimin e demokracisë" përmes "një procesi politik" të cilin ai e ka quajtur "grusht shteti".

Në prag të votimit, Trump i ka drejtuar një letër Pelosit ku ka shkruar, "historia do tju gjykojë ashpër ", duke i kujtuar gjyqin e magjistares Salem në shekullin e 17-të.

Trump e ka cilësuar procedimin e fajësimit "një abuzim të paparë dhe antikushtetues të pushtetit nga ligjvënësit demokratikë".

"Presidenca dhe partia juaj", shkroi Trump, duke iu drejtuar Nancy Pelosit, "mbahen peng nga përfaqësuesit më të pabalancuar dhe radikalë të së majtës ekstreme".

"... para popullit amerikan, ju do të jeni përgjegjës për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2020".

Nga ana tjetër, Nency Pelosi në reagimin e saj tha se letra ishte "qesharake" dhe se Trump ishte ‘i sëmurë’.

Trump do të jetë presidenti i tretë në historinë amerikane që do të akuzohet, pas Andrew Johnson, Richard Nixon dhe Bill Klinton. Askush nuk është larguar nga detyra dhe me shumë mundësi Trump gjithashtuë, duke marrë parasysh që Senati, ku do të zhvillohet gjyqi, ka një shumicë republikane. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'