Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në komunitetin Richmond në Virxhinia, ku një 8-vjeçar është rrahur për vdekje, pasi tentoi të mbronte motrën e tij 12-vjeçare nga përdhunimi.

Djali i identifikuar si Martin Cobb ka qenë duke luajtur së bashku me motrën e tij emri i së cilës nuk bëhet i ditur për arsye të moshës së saj, ndërkohë që një i panjohur i është afruar dhe ka tentuar ta përdhunojë vajzën.

shba 8 vjecari

Në këtë çast 8-vjeçari është përpjekur ti vijë në ndihmë së motrës, por është goditur me një gur në kokë nga përdhunuesi duke mbetur i vdekur në vend.

Policia ka arritur të ndalojë një të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje. Banorë të zonës dhe familja janë shprehur të tronditur për vdekjen e vogëlushit dhe përdhunimin e 12-vjeçares.

shba 8 vjecari

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)