SHBA - Washingtoni ka përcaktuar kërcënimet si "serioze dhe të besueshme", dhe për këtë arsye ka vendosur të mbyllë 19 ambasada amerikane, në disa shtete të Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme, në ditën e 4 të gushtit.
 
Një masë serioze për të cilin është shtuar edhe tjetër alarm global të udhëtimit me vëmendje të veçantë në të njëjtat zona. Inteligjenca në SHBA sipas spekulimeve të ndryshme ka mbledhur informacione në lidhje me sulmet e mundshme kundër objektivave amerikane nga ana e grupeve të afërta me Al Kaedën që kanë bazën në Gadishullin Arabik.
 
Në një tjetër deklaratë të lëshuar nga Departamenti i Shtetit, theksohet se "qytetarët amerikanë vazhdojnë të jenë objektiva të mundshme për sulmet terroriste". "Sipas informatave të fundit - vazhdon deklarata - Al Kaeda dhe organizatat e anëtarësuara po planifikojnë sulme, dhe mund të përqëndrojnë përpjekjet e tyre në periudhën e gushtit.
 
"Për këtë arsye, duhet të jemi vigjilent gjatë gjithë muajit” përfundon kjo deklaratë. Edhe Gran Bretagna ka vendosur të nbyllë ambasadën e saj në Yemen të djelën dhe të hënën për arsye sigurie, bën të ditur Zyra e Jashtme.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)