WASHINGTON- Shtetet e Bashkuara thanë se do të mbyllin një numër të caktuar të ambasadave ditën e dielë për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
 
Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Marie Harf, e quajti këtë hap, "parandalues", por nuk pranoi të specifikojë listën ose kërcënimet për cilat seli diplomatike në botë.
 
"Departamenti i Shtetit ka udhëzuar ambasadat amerikane dhe disa konsullata të mbeten të mbyllura ose të pezullojnë aktivitet të dielën më 4 gusht," u tha gazetarëve Harf.
 
Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit i tha NBC se kërcënimi ka origjinën diku në Lindjen e Mesme dhe ka lidhje me Al Qaedan. Duke cituar zyrtarë dhe duke u referuar postimeve në rrjetin social “Twitter”, CNN raportoi se veprimi përfshin objektet diplomatike në Egjipt, Izrael, Libi, Irak, Arabia Saudite dhe Kuvajt.
 
Masat e sigurisë të marra nga SHBA janë rritur dukshëm që prej sulmit terrorist të Bengazhit në shtator të 2012-s, ku mbeti i vrarë ambasadori Amerikan në Libi, dhe 3 funksionarë të lartë të Konsullatës Amerikane.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)