SHBA, McCain: Shqetësues fakti që
administrata e Trump nuk funksionon

SHBA, McCain: Shqetësues fakti që<br />administrata e Trump nuk funksionon
SHBA-Senatori John McCain, kryetar i Komitetit për Forcat e Armatosura i Senatit, ka deklaruar se dorëheqja e këshilltarit të lartë për Sigurinë Kombëtare është një tregues shqetësues për mosfunksionimin e administratë Trump.

McCain, ka shtuar se dorëheqja e Michael Flynn, lidhur me dyshimet se kishte biseduar për sanksionet e vendosura kundër Rusisë, ngrenë pikëpyetje të tjera për sa i përket qëllimeve që administrata Trump në lidhje me marrëdhëniet me Rusinë e Vladimir Putin.

“SHBA-ja duhet t’i mbajë sanksionet ndaj Rusisë për aq kohë sa kjo e fundit do të vazhdojë të shkelë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, është shprehur senatori McCain.

Michael Flynn, këshilltar për sigurinë kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, dha dorëheqjen në orët e të mbrëmjes së djeshme pasi është akuzuar për kontakte të papërshtatshme me Rusinë në kohën kur president ishte Barack Obama.

Ndërkohë sipas një deklarate të Shtëpisë së bardhë, Joseph Kellogg , ka zënë vendin e  ish këshilltarit Flynn.


Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com  

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri