SHBA, më të pasurit e botës paguajnë pothuajse 'zero' taksa! ProPublica: Ata kanë aftësi të jashtëzakonshme për të shfrytëzuar boshllëqet në sistem

SHBA, më të pasurit e botës paguajnë pothuajse 'zero' taksa! ProPublica: Ata kanë aftësi të jashtëzakonshme për të shfrytëzuar boshllëqet në sistem

Në një raport të publikuar nga ProPublica thuhet se miliarderët e mëdhenj Jeff Bezos, Elon Musk dhe Warren Buffett, paguajnë shumë minimale ose nuk paguajnë aspak taksa.

ProPublica, deklaron se ka parë kthimet e taksave të disa prej njerëzve më të pasur në botë si Jeff Bezos, Elon Musk dhe Warren Buffett.

Uebfaqja pretendon se Bezos i Amazon nuk ka paguar asnjë taksë që në vitin 2007 deri në 2011, ndërsa Musk i Tesla nuk ka paguar asgjë që në 2018.

Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë e quajti rrjedhjen e taksave si të "paligjshme", dhe autoritetet tatimore në bashkëpunim me FBI kanë filluar hetimet.

ProPublica deklaron se 25 amerikanët më të pasur paguajnë më pak taksë sesa shumica e punëtorëve të zakonshëm amerikanë.

"Ata kanë aftësi të jashtëzakonshme për të gjetur zbritje, për të marrë kredi dhe për të shfrytëzuar boshllëqet në sistem," tha Jesse Eisinger, reporter dhe redaktor i në ProPublica,

Pra, ndërsa vlera e pasurisë së tyre rritet jashtëzakonisht përmes pronave mbi aksionet në kompaninë e tyre dhe kjo nuk regjistrohet si e ardhur.

Ai tha se miliarderët amerikanë blejnë një pasuri, ndërtojnë një ose trashëgojnë pasuri dhe pastaj marrin hua. Për shkak se ata nuk realizojnë ndonjë fitim ose shesin ndonjë pronë ata rezulton sikur nuk marrin asnjë të ardhur, e cila mund të tatohet.

Uebfaqja tha që "duke përdorur strategji të përsosura të taksave, shumë nga të pasu janë në gjendje të zvogëlojnë faturat e tyre federale të taksave në pothuajse " edhe pse pasuria e tyre është rritur gjatë viteve të fundit.

Të pasurit, si shumë qytetarë të zakonshëm, janë në gjendje të ulin faturat e tyre të tatimit mbi të ardhurat përmes donacioneve bamirëse dhe tërheqjen e parave nga të ardhurat e investimeve sesa të ardhurat nga paga.

Presidenti Joe Biden është zotuar të rrisë taksën për amerikanët më të pasur si pjesë e një misioni për të përmirësuar barazinë dhe për të mbledhur para për programin e tij masiv të investimeve në infrastrukturë. Ai dëshiron të rrisë nivelin më të lartë të taksave, të dyfishojë taksën për ato që kanë sipërmarrësit dhe të ndryshojë taksën e trashëgimisë.

Një nga miliarderët e përmendur, filantropi George Soros, gjithashtu pretendohet se ka paguar taksë minimale. Deklarata gjithashtu theksoi se ai kishte mbështetur prej kohësh taksat më të larta për njerëzit më të pasur të Amerikës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/06/2021 02:34

    Nga keta qe u jane permendur emrat,vetem W.Buffett e ka pranuar hapur per diferencat taksore mes super te pasurve dhe njerezve te thjeshte.Ai ne nje rast beri krahasim sa paguan vete dhe sa paguan sekretarja e tij; $ per $,ajo paguante me shume se Buffett.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja