SHBA – Media: Një biznesmen amerikano-iranian arrestohet në Teheran


UASHINGTON, 30 tetor /ATSH-AFP/ - Një biznesmen me dy kombësi, atë iraniane dhe amerikane u arrestua në Iran, bëhet sot e ditur nga media në SHBA.
Ai është personi i katërt iraniano-amerikan ndaj së cilit lëshohet një urdhërarresti, një vendim i bërë publik në vend.
"Siamak Namazi, një biznesmen i cili ushtronte aktivitetin e tij në Dubai, u arrestua në fillim të tetorit ndërsa ndodhej për një vizitë në Teheran", referuar "Washington Post", një informacion i cituar nga një i afërm i familjes, i cili nuk kishte dashur të identifikohej.
"Ne jemi në dijeni të lidhje me ngjarjet e fundit për arrestimin e mundshëm në Iran të një shtetasi amerikan. Ne po përpiqemi të verifikojmë këto burime informacioni, pa patur asnjë koment të mundshëm për të ndarë me ju momentalisht", deklaroi një zyrtar i lartë i administratës amerikane.
Tre amerikanë, të gjithë me dy kombësi, ndodhen tashmë në burg në Iran, në mesin e tyre edhe një korrespondent i "Washington Post"-it në vend, Jason Rezaian, i arrestuar në korrik të vitit 2014, me akuzën për spiunazh./ 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë