SHBA, mediat: Tjetër largim
nga Shtëpia e Bardhë

SHBA, mediat: Tjetër largim<br />nga Shtëpia e Bardhë
Një tjetër largim mund të ndodhë shumë shpejtë nga Shtëpia e Bardhë dhe këtë herë mediat spekulojnë se do të jetë Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, ai që do të largohet.

Si shkak i largimit të Tillerson përmenden komentet që ai dhe një ndihmës u dhanë gazetarëve rreth dy ditëve më parë, në lidhje me deklaratat e presidentit Trump mbi çështjen protestave të Sharlotsville.

I pyetur nga gazetarët mbi deklaratën e bërë nga Trump, Tillerson u përgjigj se: "Presidenti flet vetë për veten e tij,"

Darkimi i Sekretarit të Shtetit me Presidentin Trump dhe zv. Presidentin Mike Pence, ka shtuar këto spekulime, pasi po në të njëjtën ditë Tillerson ka darkuar me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nikki Haley.

Analistë politik e shohin ambasadoren Haley si zëvendësuesen e mundshme të Tillerson.

Redaksia online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin