SHBA, mediat:Trump do të shkarkojë
prokurorin që heton Russiagate

SHBA, mediat:Trump do të shkarkojë<br />prokurorin që heton Russiagate
Presidenti amerikan Donald Trump mund të shkarkojë nga detyra prokurorin special Robert Mueller i cili po merret me cështjen Russiagate.  

Lajmi u bë me dije nga CNN e cila citon Christopher Ruddy një mik i presidentit.Por pavarsisht hipotezave  të tilla Shtëpia e Bardhë i hedh poshtë zëra të tillë edhe pse përgënjështrimi nuk është shumë efikas.

“Ruddy ka shprehur opinionin e tij” u shpreh zëdhënesi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer.

Vetëm pak orë pas këtij lajmi republikanët hidhen në sulm ndaj presidentit duke thënë se prokurori Mueller nuk preket.

Prokurori Mueller i cili po heton cështjen Russiagate,ndërhyrja ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane ka punuar për FBI për 12 vite gjatë kohës së presidentit George Bush dhe Barack Obama.

Jeff Sessions dëshmon para Komisionit

Sa i përket hetimeve të ndërhyrjes ruse, këtë të martë është radha e ministrit të drejtësisë Jeff Sessions për të dëshmuar para senatit, ku një javë më parë foli ish shefi I FBI-së Comey.

Objektivi është i njëjtë të gjenden sa më shumë elementë  sa i përket ndërhyrjes ruse si dhe kontaktet që zyrtarët e Trump kanë patur me Moskën.e pavarisht të gjithave Senati demokratë dhe republikanë kanë vendosur  që të ndërmerren sanksione të reja ndaj Rusisë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan