SHBA megaoperacion kundër kriminelëve/ 105 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

SHBA megaoperacion kundër kriminelëve/ 105 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

Policia amerkane

Autoritetet amerikane kanë arrestuar 105 persona gjatë një operacioni të shtrirë në një hark prej 10 ditësh. Në faqen zyrtare të Departamentit të Sigurisë Kombëtare bëhet me dije se janë arrestuar shtetas të huaj që kishin probleme me ligjin, mes tyre edhe shqiptarë.

Operacioni u përqëndrua në Michiganin dhe Ohajo, ndërsa të gjithë të arrestuarit dyshoheshin për krime si: Dhunën në familje, vjedhje, ndikimi i drogës, sjellja kriminale seksuale e shkallës së dytë, si  dhe shitjen dhe shpërndarje të lëndëve narkotike të llojit marijuanë.

“Ky operacion pasqyron përpjekjet e vazhdueshme për të mbështetur sigurinë publike duke u fokusuar në heqjen e të huajve kriminelë” thuhet në njoftimin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare Amerikane.

Të arrestuarit (96 meshkuj dhe 9 femra) përfshinin shtetas nga 21 vende të ndryshme si : Shqipëria, Burma, Kina, Kosta Rika, Republika Çeke, Ekuadori, El Salvador, Guatemala, Haiti, Hondurasi, India, Iraku, Jordania, Libani, Maqedonia, Ishujt Marshall , Mauritania, Meksika, Surinami, Vietnami dhe Jemeni.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?