Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë Donald Trump nën tingujt e muzikës “We are the Champions” prezantoi në konventën e mbajtur ne Ohaio gruan e tij Melania Trump. “ Kam nderin t'ju prezantoj zonjën e ardhshme të parë të vendit” u shpreh Manjati.
E veshur me të bardhë dhe shumë elegante zonja Trump në fjalën e saj tha sesa krenare ndihej që në vitin 2006 kishte marrë nënshtetësinë amerikanë duke e cilësuar një privilegj të madh mbi tokë.
“Ai është i ashpër atëherë kur duhet, por edhe i dashur e kujdesshëm dhe ndonëse mirësinë nuk e shpreh gjithmonë, është aty për sytë e të gjithëve. Kjo është dhe një nga arsyet përse unë rashë në dashuri me të” tha bashkëshortja e miliarderit Njujorkez.
Në fakt fjalimi i 46 vjeçares nuk ishte asnjë surprizë, thuajse i ngjashëm me retorikën e Michel Obamën në 2008 kur gjatë konventës se partisë demokratike Obama u shpall kandidat për presidencën e Shtëpisë së Bardhë.
Madje mediat amerikane shkojnë edhe më tej duke thënë se fjalimi i ish-modeles sllovene mund të jetë edhe plagjiaturë.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com