UASHINGTON/ - Presidenti i Komisionit të Punëve të Jashtme në Senat, demokrati Robert Menendez theksoi sot se SHBA dhe NATO duhet të furnizojnë me armë Ukrainës për të luftuar pushtimin rus, një mundësi që sipas tij mund të parashikohet tashmë nga Shtëpia e Bardhë.
"Nuk është më çështja e rebelëve separatistë që luftojnë në lindje të Ukrainës, por një pushtim rus i drejtpërdrejtë (...) me mijëra ushtarë, raketa dhe tanke", deklaroi ai për CNN, nga Kievi.
"Mendoj se kjo mundësi, për të furnizuar me armë ukrainasit, mund të parashikohet që tani nga administrata Obama", shtoi ia.
Deri tani, SHBA, Evropa dhe NATO kanë qenë të gatshëm ti japin një ndihmë Kievit, me përjashtim të armëve./ATSH/