Në vijim të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ndihmës Sekretarin e Sigurisë Kombëtare Alan Bersin.

Meta e Bersin diskutuan për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë si dhe për kontrollin e kufijve përmes projekteve të reja.

Bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit ishte gjithashtu në fokus të bashkëbisedimit mes Metës dhe Bersinit.

Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Alan Bersin e falenderoi Metën për forcimin e partneritetit me SHBA-në.

"Shqipëria mbetet një partnere e rëndësishme për SHBA", u shpreh Alan Bersin. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com