SHBA, Michelle Obama emocionon
të rinjtë me fjalimin e lamtumirës

SHBA, Michelle Obama emocionon<br />të rinjtë me fjalimin e lamtumirës
Zonja e parë e Amerikës, Michelle Obama, Ka mbajtur fjalimin e saj të fundit në Shtëpinë e Bardhë.

Ashtu si edhe në disa fjalime të tjera të Zonjë së Parë, fjalët e saj kanë prekur shumë nga të rinjtë e pranishëm.

“Dua që të rinjtë ta dinë se kanë rëndësi dhe që i përkasin këtij vendi. Mos kini kurrë frikë, tregohuni të vendosur dhe me shpresë. Ky është mesazhi im për ju”,  është shprehur Michelle Obama e cila shtoi se të rinjtë duhet ta fuqizojnë veten nëpërmjet arsimit dhe më pas ta pas ta përdorin arsimin e tyre për të ndihmuar në krijimin e një vendi që t’ia vlejë.

Ndërkohë me zërin që  i dridhej Michelle u shpreh se eksperienca si Zonjë e Parë, ka qenë nderi më i madh i jetës së saj dhe se do të vazhdojë të mbështesë të rinjtë edhe pas largimit të saj na Shtëpia e Bardhë.

Edhe pse Michelle Obama do të ketë dalje të tjera publike përpara largimit nga Shtëpia e Bardhë, ky është i fundit që ajo mban brenda ambienteve të Shtëpisë së Bardhë, prej së cilës do të largohet pas 8 vitesh qëndrimi.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf