SHBA, Mike Pence: Irani të mos
testojë përkushtimin e Trump

SHBA, Mike Pence: Irani të mos<br />testojë përkushtimin e Trump
SHBA-Zëvendës presidenti amerikan, Mike Pance, ka paralajmëruar gjatë ditës së djeshme Iranin se “do të bënte mirë që të mos testojë përkushtimin e presidentit Trump”.
 
Paralajmërimi i Pence ka ardhur gjatë një interviste për “ABC News”, ndërkohë që tensionet mes dy vendeve kanë filluar të rriten, pas vendosjes së sanksioneve të SHBA-së kundër Iranit, për testimin e një rakete balistike.
 
“Irani do të bënte mirë që të shikonte kalendarin dhe të kuptojë se në Zyrën Ovale tani është një president i ri. Dhe, Irani do të bënte mirë që të mos e testojë përkushtimin e presidentit të ri”, ka deklaruar Pence.
 
Ndërkohë i pyetur nga “ABC News” për reagimin e presidentit nëse Irani do të provokonte, ai është shprehur se “presidenti do të merrte parasysh çdo masë”.
 
Pence gjithashtu ka bërë të ditur se SHBA-ja është duke kontrolluar marrëveshjen e vitit 2015-të, e cila e detyron Iranin të kufizojë aktivitetin bërthamor në mënyrë që të lehtësohen sanksionet e vendosura ndaj tij.
 
Nga ana tjetër, Irani e ka mohuar që testimi i raketës balistike të ketë dhunuar rezolutën e Këshillit të Sigurimit, të arritur me gjashtë fuqitë botërore, përfshirë edhe SHBA-në.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje