SHBA, miku i presidentit Putin
Tillerson zgjidhet sekretar shtetit

SHBA, miku i presidentit Putin<br />Tillerson zgjidhet sekretar shtetit
Rex Tillerson, biznesmeni dhe miku i presidentit Vladimir Putin do të jetë sekretar shteti i SHBA, duke lënë jashtë Mitt Romney.

Figura e tij kontroverse dhe cështja e konfliktit të interesit pritet që të ngjallë debate, ndërsa nga ana tjetër presidenti Trump është gati të braktis biznesin e tij e t’i përkushtohet presidencës.Biznesmeni i prodhimit të naftës dhe miku i presidentit rus Vladimir Putin, Rex Tillerson do të jetë sekretar shtetit i SHBA konfirmoi manjati.
 
Sikurse ishte paralajmëruar vendimi i presidentit Trump është një zgjedhje kontroverse, një emër i cili rrezikon të përballet me Senatin por edhe me eksponentë të tjerë të partisë republikane. Tillerson 64 vjec është shquar si biznesmen në kompaninë Exxon Mobil, shoqëria më e madhe amerikane në industrinë e naftës.
 
Biznesmeni nuk ka eksperiencë në politikën e jashtme por ka krijuar lidhje me liderët botëror kryesisht në Euroazi dhe Lindjen e Mesme.
 
“Eshtë një lojtar në nivel botëror” u shpreh Trump. Por ajo cka sjell shumë pikëpyetje rreth figurës së Tillerson është pikërisht afërsia me liderin e Kremlinit Putin i cili në vitin 2013 i ka dorëzuar biznesmenit ‘Urdhërin e Miqësisë’, një nga nderimet më të mëdha të qeverisë ruse.

Por zgjedhja e Tillerson i hap rrugë edhe diskutimeve ku përfshihet çështja e konfliktit të interesit, pasi 64 vjeçari zotëron aksioni në kompaninë ‘Exxon’. Nga ana tjetër kujtojmë edhe tensionet e krijuara nga Cia sipas së cilës në fushatën presidenciale ka ndërhyrë qeveria Rusia.

 Ndërsa presidenti Putin është shprehur i gatshëm të takohet me Trump në çdo moment.

Ndërkohë Presidenti i zgjedhur amerikan ka vendosur që të sqaroj në një konferencë shtypi  të gjitha detajet e asaj që perceptohen si konflikt i mundshëm interesi.
 
 “Edhe pse ligji nuk përcakton  ndonjë klauzolë, do të lë biznesin tim përpara janarit për t’iu përkushtuar presidencës. Dy nga fëmijët e tij së bashku me menaxherë të tjerë do të drejtojnë aktivitetin tim,” shkroi manjati në rrjetin social twitter.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera