Uashingtoni tha të enjten se Polonia mbetet një aleate e ngushtë e Ukrainës, pasi Varshava tha se nuk do t'i siguronte më armë Kievit mes një mosmarrëveshjeje mbi importet e grurit. Në një konferencë shtypi të enjten, këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan minimizoi mosmarrëveshjet mes këtyre dy vendeve.
“Kur lexova titujt lajmeve këtë mëngjes, sigurisht që isha i shqetësuar dhe kisha pyetje lidhur me këtë. Por më pas zëdhënësi i qeverisë polake sqaroi se në fakt Polonia do të vazhdonte ta ndihmonte Ukrainën me pajisje të prodhimit polak, përfshirë municion për artilerinë e rëndë Howitzer", tha zoti Sullivan.
I pyetur për mbështetjen e vendit të tij për Kievin të mërkurën, kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha se nuk do të dërgoheshin armë të reja në Ukrainë.
“Ne nuk po transferojmë më asnjë armë në Ukrainë, sepse tani po armatosemi me armët më moderne”, tha ai për Polsat News të Polonisë.
Varshava më vonë sqaroi se vazhdon të furnizojë Ukrainën me armë dhe municione, që janë pjesë e dërgesave për të cilat është rënë dakord më parë. Polonia ka qenë deri tani një nga aleatët më të angazhuar të Ukrainës, që nga fillimi i sulmit të Rusisë në shkurt të vitit 2022. Polonia ka strehuar rreth 1.6 milionë refugjatë nga Ukraina dhe i ka dhënë Kievit mbështetje të konsiderueshme ushtarake, duke përfshirë tanke gjermane Leopard 2, tanke T-72 të epokës sovjetike dhe avionë luftarakë MiG-29.
Por mosmarrëveshjet mes dy vendeve u shkaktuan nga vendimi i Polonisë, Hungarisë dhe Sllovakisë për të vendosur në mënyrë të njëanshme kufizime ndaj importeve ukrainase të grurit dhe disa produkteve të tjera bujqësore, pas vendimit të BE-së për t’i hequr ato./VOA
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4408
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Prerja e fondeve nga SHBA? Beqiri: SPAK do fuqizohet më shumë me Trump! Merkoçi: Fondet janë prerë, Sorosi ka hyrë thellë në drejtësi
28 Janar, 19:01
-
Trump për DeepSeek: Alarm për industrinë tonë, duhet të fokusohemi fort për të konkurruar dhe fituar
28 Janar, 17:17
-
Deklaratat e Trump për Groenlandën/ Kancelari Olaf Scholz i kundërvihet presidentit të SHBA: Kufijtë s’ndryshohen me forcë
28 Janar, 16:48
-
Google Maps do të riemërtojë Gjirin e Meksikës në Gjiri i Amerikës për përdoruesit në SHBA
28 Janar, 15:43
-
Futi në kurth arsimin, dënohet me 1 vit e 4 muaj burg i riu që ngriti skemën e mashtrimit me bursa studimi në SHBA! Hiqej si 'mbesa' e kryeministrit Rama
28 Janar, 13:52
-
NBA/ Lakers katër fitore radhazi, Cleveland prin Perëndimin! Zhgënjen Boston
28 Janar, 11:06
-
SHBA/ Senatori Bernie Sanders kritikon ashpër Trumpin: Planet e tij për Gazën janë spastrim etnik dhe krim lufte
28 Janar, 10:52
-
Dëbimi i emigrantëve nga Trump, artistja e njohur shpërthen në lot: Njerëzit e mi po sulmohen (VIDEO)
28 Janar, 10:29
-
SHBA/ Senati konfirmon Sekretarin e Thesarit, Scott Bessent
28 Janar, 09:46
-
Publikohet portreti zyrtar i Melania Trump si Zonjë e Parë e SHBA-së
28 Janar, 09:19
-
Trump hakmerret, shkarkon zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë të përfshirë në hetimet penale ndaj tij
28 Janar, 07:40
-
Ministrja e Jashtme gjermane Baerbock zhvillon bisedën e parë telefonike me homologun Rubio: Duam të punojmë ngushtë me administratën e re amerikane
28 Janar, 07:31