SHBA minimizon mosmarrëveshjet mes Polonisë dhe Ukrainës

SHBA minimizon mosmarrëveshjet mes Polonisë dhe Ukrainës

Uashingtoni tha të enjten se Polonia mbetet një aleate e ngushtë e Ukrainës, pasi Varshava tha se nuk do t'i siguronte më armë Kievit mes një mosmarrëveshjeje mbi importet e grurit.

Në një konferencë shtypi të enjten, këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan minimizoi mosmarrëveshjet mes këtyre dy vendeve.

“Kur lexova titujt lajmeve këtë mëngjes, sigurisht që isha i shqetësuar dhe kisha pyetje lidhur me këtë. Por më pas zëdhënësi i qeverisë polake sqaroi se në fakt Polonia do të vazhdonte ta ndihmonte Ukrainën me pajisje të prodhimit polak, përfshirë municion për artilerinë e rëndë Howitzer", tha zoti Sullivan.

I pyetur për mbështetjen e vendit të tij për Kievin të mërkurën, kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha se nuk do të dërgoheshin armë të reja në Ukrainë.

“Ne nuk po transferojmë më asnjë armë në Ukrainë, sepse tani po armatosemi me armët më moderne”, tha ai për Polsat News të Polonisë.

Varshava më vonë sqaroi se vazhdon të furnizojë Ukrainën me armë dhe municione, që janë pjesë e dërgesave për të cilat është rënë dakord më parë.

Polonia ka qenë deri tani një nga aleatët më të angazhuar të Ukrainës, që nga fillimi i sulmit të Rusisë në shkurt të vitit 2022. Polonia ka strehuar rreth 1.6 milionë refugjatë nga Ukraina dhe i ka dhënë Kievit mbështetje të konsiderueshme ushtarake, duke përfshirë tanke gjermane Leopard 2, tanke T-72 të epokës sovjetike dhe avionë luftarakë MiG-29.

Por mosmarrëveshjet mes dy vendeve u shkaktuan nga vendimi i Polonisë, Hungarisë dhe Sllovakisë për të vendosur në mënyrë të njëanshme kufizime ndaj importeve ukrainase të grurit dhe disa produkteve të tjera bujqësore, pas vendimit të BE-së për t’i hequr ato./VOA

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë