SHBA: Miratimi i reformës
hap historik për Shqipërinë

SHBA: Miratimi i reformës<br />hap historik për Shqipërinë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshëndetur miratimin e reformës në drejtësi nga Kuvendi i Shqipërisë.

Zëdhënësja e DASH, Elizabeth Trudeau ka deklaruar sot në një komunikim për mediat se miratimi me konsensus i reformës në drejtësi, është një hap i rëndësishëm përpara për demokracinë e vendit.
 
“SHBA urojnë popullin shqiptar për kalimin e reformës në drejtësi. Ky është një hap i rëndësishëm përpara për demokracinë shqiptare. Aprovimi unanim i reformës është një mesazh i fortë i bashkimit kombëtar”, ka deklaruar Trudeau.

Trudeau ka nënvizuar se, “liderët shqiptarë e kanë futur vendin në shinat e duhura të drejtësisë dhe historisë dhe kanë avancuar ato të anëtarësisë në NATO”.
 
“Ky është gjithashtu një sukses i popullit dhe shoqërisë civile, që nuk u tërhoqën kurrë nga kërkesat e tyre për ndryshim”, ka vijuar zëdhënësja Trudeau.

Ajo ka theksuar më tej se, “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin Shqipërinë në implementimin e kësaj reforme”.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?