SHBA - Një panel i Senatit Amerikan miratoi një pojektligj për ti dhënë mundësinë miliona emigrantëve që jetojnë që prej disa vitesh në SHBA, të pajisen me dokumenta të rregullta. Plani i ri i reformës u miratua me 13 vota pro dhe 5 kundër, dhe do të debatohet muajin e ardhshëm në të gjithë Senatin.
Pas votimit, disa aktivistë të emigracionit, që ishin mbledhur në dhomën e komitetit të Senatit shpërthyen nga gëzimi. Presidenti Barak Obama vlerësoi veprimin e Komitetit të Senat, duke thënë se projektligji ishte në përputhje me parimet e reformave, të cilin ai kishte premtuar gjatë fushatës së tij elektorale.
Shumica e 11 milionë emigrantëve pa dokumenta në SHBA janë hispanikë dhe do të aplikojnë për një vizë të re, që do të quhet “Emigrantë me Prespektivë të Ligjshme”.
Reforma e fundit e emigracionit në SHBA shënohet në vitin 2007, kur një projektligj dështoi të miratohej në Senat.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com