SHBA, mision ndërkombëtar për mbrojtjen e anijeve tregtare në Detin e Kuq

SHBA, mision ndërkombëtar për mbrojtjen e anijeve tregtare në Detin e Kuq

Lloyd Austin

Shtetet e Bashkuara dhe një numër vendesh të tjera po krijojnë një forcë të re për të mbrojtur anijet e mallrave që kalojnë tranzit në Detin e Kuq, të cilat janë sulmuar nga dronët dhe raketat balistike të lëshuara nga zonat e kontrolluara nga rebelët Houthi në Jemen, njoftoi Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin të martën herët në Bahrein.

Serioziteti i sulmeve, disa prej të cilave kanë dëmtuar anijet, ka bërë që kompani të shumta të marrin vendim që anijet e tyre të mos hyjnë në ngushticën Bab el-Mandeb derisa të zgjidhet problemi i sigurisë.

"Kjo është një sfidë ndërkombëtare që kërkon veprim kolektiv", tha Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin në deklaratën e lëshuar pak pas mesnate në Bahrein. “Prandaj sot po shpall themelimin e Operacionit ‘Prosperity Guardian’, një iniciativë e re shumëkombëshe e rëndësishme e sigurisë.”

Britania, Bahreini, Kanadaja, Franca, Italia, Holanda, Norvegjia dhe Spanja do t'i bashkohen Shteteve të Bashkuara në misionin e ri, njoftoi zoti Austin. Disa nga vendet do të kryejnë patrulla të përbashkëta, ndërsa të tjerat ofrojnë mbështetje në fushën e zbulimi mbi pjesën jugore të Detit të Kuq jugor dhe Gjirin e Adenit.

Disa vende të tjera kanë rënë dakord gjithashtu të përfshihen në operacion, por preferojnë të mos përmenden publikisht, tha një zyrtar i mbrojtjes në kushte anonimiteti.

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar gjithashtu Këshillit të Sigurimit të OKB-së të ndërmarrë veprime kundër sulmeve ndaj anijeve të mallrave në këtë zonë.

Në një letër drejtuar anëtarëve të Këshillit të Sigurimi, të cilën e ka parë agjencia e lajmeve Associated Press, ambasadorja amerikane Linda Thomas-Greenfield tha se sulmet rebelëve Houthi kundër anijeve tregtare, që kalojnë ligjërisht në rrugët ujore ndërkombëtare, vazhdojnë të kërcënojnë "të drejtat dhe lirinë e lundrimit, sigurinë ndërkombëtare detare dhe tregtinë ndërkombëtare".

15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së diskutuan mbi kërcënimin nga sulmet e forcave të rebelëve Houthi prapa dyerve të mbyllura të hënën, por nuk morën asnjë veprim të menjëhershëm.

Tre luftanije amerikane, ‘USS Carney’, ‘USS Mason’ dhe një luftanije e marinës kanë patrulluar çdo ditë nëpër ngushticën Bab el-Mandeb për të ndihmuar në parandalimin e sulmeve nga rebelët Houthi.

Vendimi për krijimin e një operacioni të zgjeruar erdhi pasi tre anije tregtare u goditën nga raketat e lëshuara nga luftëtarët e grupit Huthi të mbështetur nga Irani në Jemen më 3 dhjetor. Këto sulme ishin pjesë e një fushate të përshkallëzuar të dhunës që përfshinte gjithashtu sulme me dronë dhe lloje të tjera armësh kundër luftanijeve amerikane.

Deri më sot, Shtetet e Bashkuara nuk jane përgjigjur me sulme kundër forcave të grupit Houthi në territorin e Jemenit. Të hënën, Sekreatri i Mbrojtjes Lloyd Austin nuk iu përgjigj pyetjes se pse Pentagoni nuk ishte kundërpërgjigjur sulmeve të grupit Houthi. VOA

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë