Presidenti i 35-tё i SHBA-sё lindi para 100 vjetёsh mё 29.05.1917. Historianёt i vlerёsojnё arritjet e tij nё politikёn e brendshme dhe tё jashtme si tё nivelit mesatar. Imazhi i tij si njё kre shteti i ri dhe dinamik vazhdon megjithatё tё jetё i pandryshueshёm. Jo vetёm nё kryeqytetin Uashington, edhe nё vendlindjen e tij Boston pёrmes njё sёrё veprimtarish dhe ekspozitash kujtohet i famshmi Kennedy.
Kontrast me Trumpin
Ndoshta ёshtё kontrasti me presidentin aktual tё SHBA-sё Donald Trump arsyeja, pёrse tё paktёn Amerika liberale e kujton me kёnaqёsi Kennedyn. Nё memorjen kolektive tё shtetasve tё SHBA-sё, Kennedy ka mbetur presidenti i ri e i pashёm, qё e katapultoi vendin e tij tё viteve pesёdhjetё drejt modernes. Njё frymё euforie si nёn Kennedyn nё fillim tё viteve gjashtёdhjetё ka pasur rrallё nё SHBA. 43 vjeҁari Kennedy rrezatonte shkёlqim intelektual e njёkohёsisht idealizёm, optimizёm dhe shpresё. Njё fjali nga fjalimi i tij i inagurimit si president nё janar 1961 edhe sot e kёsaj dite i skalitur nё gur lexohet nё shumё godina dhe ura, qё mbajnё emrin e Kennedyt: "Mos pyesni ҁ'mund tё bёjё vendi pёr ju, por pyesni ҁ'mund tё bёni ju pёr vendin!".
Pёrballja me sfida tё vёshtira
Edhe nё politikёn e jashtme Kennedy nё njёmijё ditё nё post u pёrball me sfida tё vёshtira. Kur nё verёn e vitit 1961 muri i Berlinit ndante Gjermaninё Lindore nga ajo Perёndimore, lufta e ftohtё kёrcёnonte tё pёrshkallёzohej. Shumё berlinezë perёndimorё kishin frikё qё Perёndimi do tё lihej nё baltё. Kennedy vizitoi qytetin e ndaoё dhe u siguroi berlinezo-perёndimorёve mbёshtetjen e Amerikёs: "Nё botёn e lirё nuk ka sot njё shprehje mё krenare, se sa: Ich bin ein Berliner!"
Mesazhe paqёsore me pasoja fatale
Njё vit para kёsaj gjatё krizёs sё Kubёs dy superfuqitё Rusia dhe SHBA-ja ndodheshin nё prag tё njё lufte bёrthamore. Kur Bashkimi Sovjetik i tёrhoqi raketat bёrthamore nga Kuba, Kennedy krjoi njё linjё speciale telefonike krize me Moskёn: "Telefoni i kuq" ekziston edhe sot. Kennedy paralajmёronte prej marrёzisё sё garёs sё armatimit atomik:
"Ne tё gjithё jetojmё nё kёtё planet tё vogёl. Ne tё gjithё thithim tё njёjtin ajёr. Pёr ne tё gjithё ёshtё e rёndёsishme e ardhmja e fёmijёve tanё. Dhe ne tё gjithё jemi tё vdekshёm."
Pak muaj mё vonё, mё 22 nёntor 1963, Kennedyn e vranё nё Dallas tё Teksasit në makinën e hapur. Ende edhe sot e kësaj dite qarkullojnё teori komploti. lidhur me atë se kush qëndron pas atentatit. Ato e kthyen JFK nё njё mit.
Kujtim me nostalgji
Nё listёn e presidentёve mё tё mirё tё SHBA-sё, historianёt e SHBA-sё e rendisin Kennedy nё vendin e dhjetё. Sepse ai nisi luftёn e Vietnamit dhe tё tjera nisma qё ai i inicioi i ҁoi deri nё fund pasardhёsi i tij Lyndon B. Johnson, p.sh. mё shumё tё drejta pёr afro-amerikanёt.
Sidoqoftё nё 100 vjetorin e lindjes sё Kennedyt shumё amerikanё nё SHBA e kujtojnё me nostalgji kohёn, nё tё cilёn vendi ishte mё pak i pёrҁarё dhe dukej mё pak cinik se sot./ Zeri i Amerikes
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com