SHBA-Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian ka kryer sot vizitën e saj të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që prej ardhjes së administratës Trump në pushtet.

“Ne nuk ndërhyjmë në politikën e SHBA-së dhe evropianët besojnë mbi faktin që Amerika të mos ndërhyjë në politikën evropiane”, është shprehur ajo gjatë vizitës.

Ndërkohë presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shfaqur hapur më parë mbështetjen e tij për daljen e Britanisë së madhe nga BE-ja.

Liderët evropian nuk kanë qenë të shqetësuar prej komenteve që presidenti Trump, bëri në javët e para të marrjes së mandatit presidencial, ku e cilësoi NATO-n si një organizatë e cila ishte e vjetruar dhe nuk i shërbente më qëllimit për të cilin ishte themeluar.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com