Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në New Hampshire të SHBA-ve, ku dy peshkatarë kanë përjetuar momente tmerri, pasi një balenë është përplasur me varkën ku ato ndodheshin .
Në videot e regjistruara nga peshkatarë të tjerë, balena shihet duke dalë nga uji dhe duke u përplasur me varkën dhe duke i hedhur në ajër dy peshkatarët.
Pasi u godit nga balena, varka u fundos, ndërsa dy peshkatarët që nuk kishin veshur jelek shpëtimi u nxorën jashtë nga kolegët e tjerë pa u lënduar.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)