SHBA, momenti i frikshëm, 
erërat pengojnë uljen e avionit

SHBA, momenti i frikshëm, <br />erërat pengojnë uljen e avionit<br>
Linjat ajrore amerikane kanë hasur probleme të mëdha në fluturim. Gjithashtu mijra fluturime janë anulluar si shkak i motit të keq, i cili ka përshfirë gjithë bregun lindor amerikan.

Avionët kanë hasur vështirësi në ulje pasi ererat deri në 89-90km/h vështirsonin uljen në pistë.
Një pasagjere po fluturonte në Uashington me një avion Jet Blue kur avioni u përfshi nga turbulencat e forta. Ajo paralajmëroi këdo që planifikonte të fluturonte në Uashingron DC, “Ta rishikojë edhe njëhehrë vendimin e fluturimit”, tha ajo.

Erërat e fuqishme nuk lejonin  disa avionë të uleshin në pistë, siç mund ta shohim edhe në videon e  mëposhtme ku avioni lëkundej.Turbulencat e forta kanë shkaktuar panik të madh tek pasagjerët dhe shumë prej tyre kishin të vjella.
Pasagjeria tregoi se për një moment ishin lajmëruar nga piloti se mund të ktheheshin në Richmond nese nuk arrinin të bënin uljen në pistë.

Një pasagjer i paidentifikuar në fluturimin e Southwest Air nga Orlando në aeroportin kombëtar Reagan tha se trazirat ishin aq të forta dhe të këqija saqë për shumë momente mendoja se do të vdisja.
Unë ende ndihem i tronditur, mendoja gjithë kohën që do vdisja. Ishte ai momenti kur përjeton aq shumë adrenalinë saqë nuk je i sigurtë nese do të jetosh apo jo”, rrëfen pasagjeri.
Conor McCreery, i cili po fluturonte në Aeroportin Ndërkombëtar të Dulles të Uashingtonit, vuri në dukje se kishte një vonesë në fluturimin e tij.

Ai shtoi se fluturimi ishte vonuar për shkak se Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania po merrnin pjesë në Air Force One nga aeroporti, të lidhur me funeralin e Rev. Billy Graham në Charlotte të Karolinës së Veriut. Nuk është e qartë nëse Air Force One pati gjithashtu probleme të ngjashme me turbulencat.
Një udhëtar që fluturoi nga Seattle në Nju Jork “fluturimi më ka “vjedhur” rreth pesë vjet nga jeta ime”, rrëfen ai.

Sipas raportit të një piloti, ishte një udhëtim i frikshëm dhe i vështirë si për pasagjerët ashtu edhe për të.
Rreth 2,600 fluturime janë anuluar dhe rreth 1,400 janë vonuar  pasi Bregdetin Lindor u godit nga një uragan i fuqishëm që solli erëra të forta dhe borë.
Është një ndryshim moti i papritur dhe dramatik në këtë pritje pranvere.


e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit

Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit