SHBA-të mund të rikthehen te përdorimi i forcës kundër Iranit, tha shefi i Pentagonit, Pete Hegseth.
“Ne nuk e përjashtojmë përdorimin e sulmeve kinetike kudo në ose afër Ngushticës së Hormuzit”, deklaroi ai, duke theksuar se Teherani nuk do të jetë në gjendje t'i rezistojë presionit ekonomik nën të cilin ndodhet.
Disa orë pas këtyre deklaratave, një anije cisternë nafte u godit nga një predhë e paidentifikuar në Ngushticën e Hormuzit, duke shkaktuar një zjarr që u shua më vonë.
Të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë të sigurt dhe nuk është raportuar asnjë ndikim në mjedis tha Agjencia e Operacioneve Tregtare Detare e Mbretërisë së Bashkuar.
Lajm në përditësim…
-
Do beni vetem presion ekonomik apo do hidhni edhe bomba? Si e ka ndare mendjen kuqalashi?
Përgjigju








Komente
Komento