SHBA mund të shfuqizojë vendimin që lejon abortin! Nancy Pelosi: Po ndodhi është kufizimi më i madh në 50 vjet

Mediat e huaja i kanë bërë jehonë një drafti ku SHBA priten të shfuqizojnë vendimin e vitit 1973 që u lejon grave të kenë të drejtë absolute për abort në tre muajt e parë të shtatzënisë dhe të drejta të kufizuara në tremujorin e dytë. Rrjedhja e ketij lajmi është shoqëruar me reagime të ashpra, një ndër to, Udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi e cila ka thënë se ky do të ishte kufizimi më I madh që ndodh në 50 vitet e fundit

Shfuqizimi i një vendimi që lejon abortet mund të trondisë SHBA-të. Gjykata Supreme ka gati një draft të tillë, shkruajnë mediat e huaja. Më këtë raport gjyqtari, Samuel Alito, ka thënë se vendimi i vitit 1973 është i gabuar.

“Është koha për të rikthyer këtë çështje të abortit te përfaqësuesit e zgjedhur të shtetit”, thuhet në raport.

Udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe lideri i shumicës në Senat, Chuck Schumer  të dy demokratë kanë lëshuar një deklaratë pas rrjedhjes së informacionit.

“Nëse raportimi është i saktë, Gjykata Supreme do të shkaktojë kufizimin më të madh të të drejtave të njeriut në 50 vjetët e fundit”, thuhet ndër të  tjera në deklaratë.

Megjithatë as Gjykata Supreme, as Shtëpia e Bardhë, nuk kanë komentuar në lidhje me një vendim të tillë, por sipas mediave pritet që gjyqtarët një lajm të tillë ta bëjnë të ditur në fillim të muajit korrik..

Ky vendim u ka mundësuar grave në SHBA të kenë të drejtë absolute për abort në tre muajt e parë të shtatzënisë dhe të drejta të kufizuara në tremujorin e dytë.

Gratë në të 20-at e tyre besohet se kryejnë më së shumti aborte në SHBA  në 2019 janë kryer rreth 57 për qind e aborteve nga kjo grup-moshë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:25
Shfuqizimi i vendimit që lejon abortin, Biden: Aborti është një e drejtë themelore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka reaguar pas rrjedhjes në publik  të një dokumenti të Gjykatës Supreme të SHBA-së, sipas të cilit, shumica konservatore e gjyqtarëve po përgatitet ta përmbysë vendimin e vitit 1973 “Roe v. Wade”, që ka legalizuar abortin në nivel kombëtar.

Biden tha se e drejta e gruas për të kryer abort “është e drejtë themelore”. Ai shtoi se administrata e tij është e gatshme t’i mbrojë të drejtat e abortit.

“Do të jemi gati kur të lëshohet ndonjë vendim. Unë besoj se e drejta e një gruaje për të zgjedhur është themelore”, tha Biden.

Vendimi “Roe v. Wade” është bazuar në konstatimin se e drejta e gruas për të ndërprerë shtatzëninë, bën pjesë në liritë personale, të mbrojtura me Amendamentin e 14-të të Kushtetutës amerikane.

Vendimi u ka dhënë grave amerikane të drejtën absolute për abort, por vetëm në tre muajt e parë të shtatzënisë. Pas kësaj periudhe, shtetet individuale mund të vendosin vetë.

 

J.GJ./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja