SHBA në arenën ndërkombëtare
Mattis paralajmëron Korenë e Veriut

SHBA në arenën ndërkombëtare<br />Mattis paralajmëron Korenë e Veriut
''Çdo përdorim i armëve bërthamore nga ana e Koresë së Veriut do të marrë një përgjigje të fuqishme nga ana jonë''.

Është ky mesazhi që ka dhënë Sekrerati i ri amerikan i mbrojtjes James Mattis gjatë vizitës së tij në Korenë e Jugut ku ndodhet për një vizitë zyrtare ku e siguroi Seulin mbi vazhdimësinë e mbështetjes së Uashingtonit për të.

Edhe një herë ai rikonfirmoi planet se mbrojtja amerikane pritet të instalojë këtë vit në Korenë e Jugut një sistem të mbrojtjes raketore.

Prej kohësh Koreja e Veriut ka përsëritur testet bërthamore duke shkaktuar frikë tek të gjitha shtetet e rajonit.

SHBA ka në Korenë e Jugut dhe Japonia një prezencë të lartë ushtarake, në përputhje kjo me marrëveshjen e nënshkruar mes palëve.

Ndërkohë vetë Trump ka kërkuar që këto dy shtete të paguajnë me shume në mënyrë që trupat amerikane të jenë ende prezente.

Ndërsa sa i përket marrëdhënieve me Rusinë, presidenti i ri amerikan Donald Trump e ka mes prioriteteve të Presidencës së tij, e nuk po humb kohë për ta treguar këtë.

Pas bisedave të ngrohta telefonike me presidentin Vladimir Putin, hapi i radhës është lehtësimi i sanksioneve të epokës “Obama”.

Departamenti i Thesarit njoftoi se do të lejojë disa kompani amerikane të bëjnë biznes të kufizuar me Shërbimin federal rus të Sigurimit, i njohur si “FSB”.

Kujtojmë se FSB akuzohet nga shërbimet inteligjente amerikane se kanë manipuluar zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit.

Redaksia Online
XH.K/E.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje