Një grua në SHBA, ka mbyllur dy fëmijët e saj në makinën të parkauar në diell, njëri dy vjeç dhe tjetri 16 vjeç, të cilët gjetën vdekjen nga asfiksia.  

Cynthia Marie Randolph, tha se i kishte mbyllur për ti ndëshkuar se ata nuk kishin pranuar të zbrisnin nga automjeti.

Më pas gruaja, Cynthia Marie Randolph, ka hyrë në shtëpi ku ka pirë mariuhanë dhe e ka zënë gjumi. Kur është ngritur dhe ka shkuar më pas në makinë i ka gjetur të dy fëmijët të vdekur. Policisë i ka thënë se ka menduar se e bija do të kishte arritur të dilte nga makina së bashku me të vëllain. Gruaja u arrestua nga policia.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com