SHBA, kapen 200 emigrantë ilegalë
në një kamion në kufi me Meksikën

Rreth 200 emigrantë u gjetën të fshehur në një kamionë në kufirin midis Texas-it dhe Meksikës, emigrantët ishin pa dokumenta dhe vinin nga Amerika Qendrore, ata janë gjetur të fshehura në një kamion pa ushqim apo ujë në veri-lindje të Meksikës.

Burrat, gratë dhe fëmijët u gjetën në fund të kamionit në shtetin Tamaulipas në jug të kufirit të Teksasit.

Emigrantët kishin udhëtuar nga Guatemala, Hondurasi dhe El Salvador dhe ishin nisur për në SHBA.

Tre vetë janë arrestuar me dyshimin për trafik njerëzor.

Policia meksikane tha se kamioni u ndalua në një pikë kontrolli dhe zbuluan njerëzit e fshehur brenda. Ata nuk kishin ushqim, ujë apo ventilim të duhur. Njëzet e katër prej emigrantëve ishin fëmijë të pashoqëruar.

Muajin e kaluar më shumë se 170 amerikanë të pa dokumentuar u arrestuan në shtetet e Coahuila dhe Tamaulipas.

Guatemala, Hondurasi dhe El Salvador janë një burim kryesor i emigrantëve të paligjshëm që janë kontrabanduar në SHBA.

Presidenti Donald Trump është zotuar për goditjen e të gjithë emigracionit, ligjor dhe ilegal, dhe po ecën përpara me plane kontradiktore për një mur përgjatë kufirit meksikan.

texas
Kapen 200 emigrantë në kufirin midis Meksikës dhe Texas-it

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë