SHBA: Ndërhryja ushtarake
në Siri “opsion i mundshëm”

SHBA: Ndërhryja ushtarake <br />në Siri “opsion i mundshëm”
SHBA- Departamenti amerikan i Mbrojtjes është përgatitur për “opsionin ushtarak” për t’i dhënë fund dhunës në Siri, po që se presionet diplomatike nuk arrijnë t’i ndalin luftimet, ka thënë për rrjetin CBS, gjenerali më i lartë amerikan Martin Dempsej.

“Unë mendoj se presioni diplomatik gjithmonë duhet t'i paraprijë çdo diskutimi rreth opsioneve ushtarake. Dhe kjo është puna ime, opsionet, jo politika. Dhe kështu, ne do të jemi të përgatitur për të siguruar opsionet (ushtarake)nëse na kërkohet për ta bërë këtë ", ka thënë shefi i shtatmadhorisë së ushtrisë amerikane, gjenerali Martin Dempsej.

Komentet e tij erdhën pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së në mënyrë unanime dënoi përdorimin e tankeve dhe artilerisë në një sulm të forcave siriane në qytetin e Houlas, ku u vranë të paktën 108 njerëz, nga të cilët rreth 30 ishin fëmijë.
(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë