SHBA ndërmerr masa kundër
rrjedhjes së informacionit
Zemërimi i Shtëpisë së Bardhë ndaj rrjedhjeve të informacionit është në rritje, dhe në fakt administrata e Presidentit Trump po i shton përpjekjet për t’i goditur ato.
Zemërimi i Shtëpisë së Bardhë ndaj rrjedhjeve të informacionit është në rritje, dhe në fakt administrata e Presidentit Trump po i shton përpjekjet për t’i goditur ato.
Prokurori i Përgjithshëm dhe Drejtori i Zbulimit Kombëtar diskutuan të premten mbi ato që Departamenti i Drejtësisë i quan "rrjedhje të materialeve të klasifikuara që kërcënojnë sigurinë kombëtare".
Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions tha se numri i hetimeve për rrjedhje të informacionit të klasifikuar është trefishuar nën Presidentin Trump.
Ndërsa kreu i Zbulimit Kombëtar, Dan Coats paralajmëroi ashpër ata që nxjerrin informacione të tilla: “Nëse nxirrni në mënyrë të paligjshme informacion të klasifikuar, ne do t’ju gjejmë, do t’ju hetojmë, do t’ju ndjekim me tërë forcën e ligjit dhe ju nuk do të jeni të kënaqur me rezultatin,” tha Coats.
Një këshilltare e Presidentit ngriti mundësinë që personeli i pakët në krahun perëndimor të Shtëpisë së Bardhë, i cili ka qasje në transkriptet e telefonatave të Presidentit, t’i nënshtrohet provës me dedektorin e gënjeshtrave.
Gazeta Washington Post publikoi të enjten transkriptet e bisedave të Presidentit me udhëheqësit e Meksikës dhe Australisë.
Këshilltarja e Trump, Kellyanne Conway tha për programin “Fox & Friends'' se është e lehtë të gjendet se kush rrjedh informacione. Është më e lehtë sesa mund të mendohet, tha ajo.
Javën e kaluar, Presidenti Trump u ankua në Twitter se Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions është treguar i dobët për të goditur rrjedhjet e informacionit të klasifikuar.VOA
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4324
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
600 tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23