SHBA, ndahet nga jeta në moshën
91-vjeçare  “Mbreti i komedisë” 

SHBA, ndahet nga jeta në moshën<br />91-vjeçare  “Mbreti i komedisë” 
Komediani Jerry Lewis është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare.
 
Aktori komik legjendar Jerry Lewis ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Las Vegas.
 
Jerry Lewis së bashku me Dean Martin fituan popullaritet të madh në vitet 1950 dhe 1960, duke interpretuar fillimisht në klube nate dhe më pas në filma komikë.
 
Pas shkëputjes nga Martin, Lewis u bë i famshëm për interpretimin në filma si The Bellboy dhe The Nutty Professor, The King of Comedy, etj.
 
Lewis luftoi për më tepër se gjysëm shekulli me sëmundjen e Distrofisë Muskulare; ai u bë i njohur në një aktivitet të përvitshëm bamirësisë në Ditën e Punës, për krijimin e fondeve për të luftuar këtë sëmundje.
 
Nga viti 1955 deri në vitin 2011 ky aktivitet ka grumbulluar rreth 2,5 miliardë dollarë për t’u ardhur në ndihmë njerëzve me këtë sëmundje.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete