SHBA, ndalimi i emigratëve, Apeli
shqyrton akuzat: Urdhër diskriminues

SHBA, ndalimi i emigratëve, Apeli<br />shqyrton akuzat: Urdhër diskriminues
‘Sa më shpejt të jetë e mundur do të marrim një vendim”, është kjo përgjigja e Gjykatës së Apelit në San Francisco e cila po shqyrton të gjitha palët që mbrojnë dhe kundërshtojnë urdhërin e Trump për të ndaluar të gjithë emigrantët që vijnë nga 7 shtete me shumicë muslimane.
 
Eashingtoni, Minesota dhe disa shtete të tjera amerikane kërkojnë që Gjykata e Apelit në San Fransisko ta bllokojë dekretin për aq kohë sa t’iu kërkojë proceseve të tyre gjyqësore për t’u zhvilluar.
 
Të martën, të dyja palët paraqitën në sallën e gjyqit argumentet e tyre. Por, cilido të jetë vendimi i këtij organi, çështja me shumë gjasë do të përfundojë në Gjykatën e Lartë të vendit. Sipas akuzës, vendimi i Trump do të shkaktojë dëme të shumta. Sipas juristit i cili përfaqëson shtetin e Eashington dhe Minesota, një urdhër i tillë prek familjet por duke shkaktuar humbje edhe në pjesën ekonimike.
 
 “E vërteta mbrapa ndalimit të Trump është diskriminimi kundër msulimanëve”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër mbrojtja u shpreh se një shtet nuk ka të drejtë kushtetuese të sfidojë ndalimin e urdhëruar nga Trump, dhe se në të vërtetë nuk është një ndalim ndaj muslimanëve por një mënyrë për të mbrojtur sigurinë kombëtare.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)


 
Sa i përket kësaj cështjeje edhe opinion publik në SHBA është i ndarë. Sipas sondazheve të realizuara rreth 51% e të pyeturve është kundër ndalimit, 46% pro urdhërit të Trump për të bllokuar lëvizjen e emigrantëve dhe 3% është i lëkundur. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato