SHBA,ndalimi i pajisjeve elektronike
në bordin e avionëve, shkak ISIS

SHBA,ndalimi i pajisjeve elektronike<br />në bordin e avionëve, shkak ISIS
Ndalimi i pajisjeve të mëdha elektronike në bordet e avionëve me destinacion Shtetet e Bashkuara ka ardhur për shkak të frikës nga sulmet terroriste,
 
Informacionet e marra nga agjentët sekretë se në këto pajisje mund të ketë prezencë eksplozivi janë konsideruar të besueshme nga Ëashingtoni.
 
Për kërcënime terroriste raporton edhe prestigjiozja CNN sipas të cilës kërcënime të tilla vijnë nga Al Qaeda, njerëzit e së cilës kanë nisur të përdorin teknika të avancuara.
 
Autoritetet nga ana tjetër raportojnë se një masë e tillë nuk është aspak një lëvizje politike. Nga ana tjetër Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson është duke zhvilluar një takim dyditor me ministrat dhe zyrtarë të lartë nga 68 vende të botës, për të diskutuar pikërisht mbi kërcënimin e ISIS.
 
Bisedimet në Washington do të jenë të parat e zhvilluara mes koalicionit anti-ISIS që prej dhjetorit të vitit 2014.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë