SHBA ndalon hyrjen e laptopëve
e tabletave që vijnë nga 8 shtete

SHBA ndalon hyrjen e laptopëve<br />e tabletave që vijnë nga 8 shtete
Pas urdhërit për të ndaluar hyrjen e shtetasve nga 6 vende me shumicë muslimane, tashmë një urdhër i ri del në dritë.

SHBA do të ndalojnë që në avionët që vijnë në aeroportet e vendit të kalojnë mjete elektronike, pajisje që vijnë kryesisht nga Lindja e Mesme dhe nga shtetet e Afrikës së Veriut.

Mediat shkruajnë se masat do të prekin 9 shërbime ajrore dhe se masa të tilla janë marrë pas informacioneve të marra nga shërbimet e inteligjencës.

Pajisjet elektronike të cilat nuk do të lejohen të futen në SHBA do të jenë lap-topët, tabletët, DVD dhe lojrat elektronike.

Një lajm i tillë pritet të sjellë shumë reagime ndërsa departamenti i sigurisë ka refuzuar të komentojë.

Sipas autoriteteve nuk ka një afat se deri kur do të zgjasë një ndalim i tillë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë