Një samit virtual aleance ndodhi mbrëmjen e djeshme mes dy superfuqive më të mëdha të globit, SHBA dhe Kinë.
Gjatë takimit Presidenti i Kinës Xi Jinping iu drejtua Joe Biden ‘mik i vjetër’, duke shokuar arenën ndërkombëtare e cila ka dekada që ‘gjëmon’ lëvizjet plot tension dhe përplasjet e vazhduara mes dy shteteve. Reagimi për të shmangur gjthë spekulimet e specialistëve apo të publikut të gjerë ishte direkt nga Joe Biden i cili e sqaroi që nuk ekzistonte një miqësi e vjetër mes tij dhe liderit kinez.
Presidenti amerikan Biden hodhi poshtë në mënyrë të menjëhershme nocionin se ai kishte një lidhje miqësore me homologun e tij komunist, duke i thënë një gazetari “Ne e njohim mirë njëri-tjetrin dhe nuk jemi miq të vjetër. Është thjesht një biznes i pastër.”
Ai gjithashtu iu referua Xi-t gjatë një fjalimi të prillit në Kongres si një "autokrat" i cili është i zellshëm që Kina të bëhet kombi më domethënës dhe më i rëndësishëm në botë.
Kjo është arsyeja pse të martën, një korrespondent i Bloomberg pyeti zëdhënësin e Shtëpisë së Bardhë Andrew Bates se çfarë donte të thoshte Xi me komentin.
"Unë nuk do të flas për Presidentin Xi," tha Bates, sipas New York Post , "por siç e përmendët sapo ju, ju keni dëgjuar qartë nga vetë presidenti se ai ka një marrëdhënie të gjatë me Presidentin Xi. Kanë kaluar shumë kohë së bashku, ata janë në gjendje të bëjnë diskutime të sinqerta dhe të jenë të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin, gjë që i ndihmon ata të jenë produktivë. Por ai nuk e konsideron presidentin Xi një mik të vjetër.”
Megjithatë, duket se kjo është diçka për të cilën të dyja palët bien dakord edhe pse sipas analizës së një eksperti të marrëdhënieve ndërkombëtare qasja e nocionit kinez jo domosdoshmërisht nënkuptonte një miqësi të pastër/ të vërtetë.
"Kur ne kinezët e quajmë dikë mik të vjetër, do të thotë se e njohim prej kohësh," i tha Reuters Shi Yinhong, një profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Renmin të Kinës në Pekin . "Por një 'mik i vjetër' nuk do të thotë se ai është një mik i vërtetë.”