Presidenti amerikan Barack Obama i shprehu urimet kombit iranian me rastin e festës së Novruzit, viti i parë i ri persian prej marrëveshjes për çështjen bërthamore iraniane, duke përfituar me këtë rast me shpresën për “një të ardhme më të mirë” për dy vendet.

Teherani arriti një marrëveshje në muajin korrik me gjashtë fuqitë e botës duke përfshirë SHBA-në, në të cilën Irani u angazhua për reduktimin e aktivitetit bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve të vendosura nga Kombet e Bashkuara dhe shtetet perëndimore, duke përfshirë eksportet e naftës, një çështje jetike për vendin.

Çdo vit, në funksionin e presidentit me këtë rast dëshiroj të ndaj me ju shpresën e pranverës, për të shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë popullit të Iranit për të gjetur mënyrën e hapjes së një perspektive të re në planin e marrëdhënieve më të mira midis dy vendeve”, deklaroi Barack Obama në një video mesazh për kombin iranian, postuar në prag të festës së Novruzit. ATA

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)