Dick Cheney, zv.presidenti më i fuqishëm modern i Amerikës dhe arkitekti kryesor i "luftës kundër terrorizmit", i cili ndihmoi në udhëheqjen e vendit në luftën e dështuar të Irakut mbi supozime të gabuara, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga familja e tij. 

“Gruaja e tij e dashur prej 61 vitesh, Lynne, vajzat e tij, Liz dhe Mary, dhe anëtarë të tjerë të familjes ishin me të kur ai ndërroi jetë”, tha familja, duke shtuar se ai vdiq për shkak të ndërlikimeve të pneumonisë dhe sëmundjeve kardiake dhe vaskulare.

"Jemi pa masë mirënjohës për gjithçka që Dick Cheney bëri për vendin tonë. Dhe jemi të bekuar pa masë që e kemi dashur dhe jemi dashur nga ky njeri."

Zëvendëspresidenti i 46-të, i cili shërbeu përkrah Presidentit republikan George W. Bush për dy mandate midis viteve 2001 dhe 2009, ishte për dekada një lojtar i fuqishëm dhe polarizues në Uashington.

Megjithatë, në vitet e tij të fundit, Cheney, ende një konservator i linjës së ashpër, u përjashtua kryesisht nga partia e tij për shkak të kritikave të tij të ashpra ndaj Presidentit Donald Trump, të cilin e quajti "frikacak" dhe kërcënimin më të madh ndonjëherë për republikën.

Me një karrierë të gjatë politike, ai hodhi votën e tij të fundit në zgjedhjet presidenciale në vitin 2024 për një demokrate liberale dhe anëtare tjetër të klubit të zëvendëspresidentëve, Kamala Harris, në një reflektim të mënyrës se si Partia Republikane populiste ishte kthyer kundër konservatorizmit të tij tradicional.

Cheney vuante nga sëmundjet kardiovaskulare. Ai i ka mbijetuar një serie 'atak në zemër', Në 2012 kreu një transplant zemre të cilin e cilësoi në një intervistë të vitit 2014 si "dhurata e vetë jetës".

Cheney, një ish-përfaqësues i Wyomingut, shef i stafit të Shtëpisë së Bardhë dhe sekretar i mbrojtjes, ishte në kulmin një karriere fitimprurëse në botën e korporatave kur u ngarkua nga George W. Bush të mbante postin e zëvendëspresidentit.