SHBA, ndërron jetë pasi i
shërben mëngjesin Obamës (VIDEO)

SHBA, ndërron jetë pasi i <br />shërben mëngjesin Obamës (VIDEO)
AKRON, Ohio - Pronarja e moshuar e një restoranti në Ohio, ku presidenti Barack Obama hëngri mëngjesin gjatë të premtes, ndërroi jetë nga shkaqe natyrore rreth 5 orë pas takimit me kreun amerikan te shtetit.

Josephine "Ann" Harris, 70 vjeçe, pronare e lokalin “Ann” ku Obamës ju servirën vezë, proshutë etj, u nda nga jeta në një spital në Akron të Ohio-s. Presidenti sapo ka marrë vesh lajmin ka telefonuar nga Air Force One vajzën e 70-vjeçares ku dhe i ka shprehur ngushëllimet e tij. Një zëdhënës i spitalit tha se Harris ishte ankuar për lodhje fizike ndërsa zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, deklaroi më pas se znj. Harris mendohet të ketë pasur një atak kardiak.

Vizita e Obamës në lokalin e 70-vjeçares erdhi në kuadër të fushatës zgjedhore që po zhvillon presidenti amerikan. Brenda lokalit të vogël, Obama pas përshëndetjes së përzemërt porositi ushqimin tek një kamariere. "Më lejoni të marr dy vezë mbi mesatare, 2 feta proshute dhe disa feta buke të thekur”, ka thënë ai.

Obama perfundoi kështu një turne të fushatës së tij me autobus gjatë së cilës ai vizitoi disa restorante ku u ul në tryeze me vendasit dhe bisedoi për problemet e tyre.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Athinë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare

Zjarret në Athinë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare