SHBA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje palestinezëve "të mos reagojnë negativisht" ndaj aprovimit të Izraelit për 1.200 ndërtimet e reja të shtëpive para se të rifillojnë bisedimet e paqes të mërkurën në Jeruzalem.
Sekretari i Shtetit John Kerry tha se masa e së dielës ishte "deri diku e pritshme ", por theksoi se Uashington i konsideron si vendbanime "jolegjitime".
Kjo "nënvizon rëndësinë e uljes në tryezë sa më shpejt," u tha gazetarëve gjatë një vizite në Kolumbi. Negociatorët palestinezë kanë akuzuar Izraelin se është duke u përpjekur për të sabotuar bisedimet.
Një zëdhënës i qeverisë izraelite hodhi poshtë kritikat duke thënë se çdo iniciativë paqe deri tani ka propozuar se çdo territor i prekur nga ndërtimet do të bëhet territor i Izraelit.
Rreth 500 mijë hebrejnë jetojnë në më shumë se 100 vendbanime të ndërtuara që nga viti 1967 gjatë pushtimit Izraelit në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com