SHBA ndërton godinën e disiplinimit te Policia Ushtarake, Xhaçka: Do të trajnojë edhe specialistët e hetimit

SHBA ndërton godinën e disiplinimit te Policia Ushtarake, Xhaçka: Do të trajnojë edhe specialistët e hetimit

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka publikuar fotot nga godina e re që është ndërtuar dhe që do të shërbejë për ndalimin disiplinor nga policia ushtarake. Mjediset e reja me kamera sigurie janë ndërtuar nga SHBA.

"Krah për krah me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rritjen e kapaciteteve të Forcave të Armatosura. Në Policinë Ushtarake falë mbështetjes së Ambasadës së SHBA në Tiranë janë ndërtuar mjediset e reja të ndalimit disiplinor.

Bashkëpunimi do të vijojë me trajnimin e specialistëve të hetimit në Forcat e Armatosura. Krah për krah" shkruan ministrja.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 16/07/2020 10:41

    Policia ushtarake ashtu si karabinieret ne Itali apo xhandarmeria ne France duhet te dali ne terren dhe ti sherbej rendit publik ne krah te policise se shtetit.Nje turme qe marrin rroga dhe nuk i sherbejn asgjeje.Shqiperia ka nevoj per prezence te sa me shum forca policore ne terren dhe jo neper zyra e kapanone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Asllani dhe Calhanoglu festojnë titullin në rrjetet sociale, turku: Ça bone zemra

VIDEO/ Asllani dhe Calhanoglu festojnë titullin në rrjetet sociale, turku: Ça bone zemra