SHBA, ndikimi rus në zgjedhje,ish-
këshilltari Flynn: Do të dëshmojë

SHBA, ndikimi rus në zgjedhje,ish-<br />këshilltari Flynn: Do të dëshmojë
Makthi se Rusia mund të ketë ndërhyrë në zgjedhjet amerikane vijon të trazojë politikën e SHBA. Si dhoma e përfaqësuesve dhe Senati vijojnë të hetojnë nëse Moska ka ndikuar duke i dhënë fitoren Trump.
 
Dhe i pari që bëri një hap është ish- këshilltari i Sigurisë Kombëtare Michael Flynn i cili është i gatshëm të dëshmojë për çështjen Russiangate, ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane.

Flynn: Imunitet në këmbim të dëshmisë
Michael Flynn është shprehur se ka vetëm një kusht. Ai kërkon imunitet në këmbim të dëshmisë. Kështu raportojnë të paktën mediat amerikane.

Flynn u detyrua të dorëhiqet pasi u zbulua se kishte fshehur takimin me ambasadorin rus në SHBA pak para se Donald Trump të vinte të krye të Shtëpisë së Bardhë dhe ku kishin diskutuar sanksionet që SHBA ka vendosur ndaj Moskës.
 
Kjo ofertë në këmbim të imunitetit u paraqit nga avokati i Flynn por burime të Ëall Street Journal bëjnë me dije se kjo kërkesë nuk është pranuar as nga komisioni dhe as përfaqësuesit e Senatit.
 
“Ende nuk dihet nëse Flynn ka propozuar të dëshmojë për aspekte të veçanta gjatë kohës kur nisi për punonte për Trump por fakti që kërkon imunitet do të thotë se Flynn mund të ketë probleme me drejtësinë,” raportojnë të përditshmet. Ndërkohë, Senatori Mark Ëarner, demokrati më i lartë i Komisionit, tha se Rusia u përpoq të diskreditonte mediat amerikane duke organizuar një fushatë subversive për ndikim në zgjedhje.
 
“Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një fushatë të qëllimshme të orkestruar me kujdes për të minuar zgjedhjet tona", u shpreh Ëarner.
 
Deri tani, rolin kryesor në hetimet mbi Rusinë e kishte marrë Komisioni për Zbulimin i Dhomës së Përfaqësuesve. Por Komisioni i anuloi seancat dëgjimore për këtë javë, pas një stuhie kritikash në drejtim të kryetarit të tij republikan, Devin Nunez, i cili e informoi personalisht presidentin Trump rreth materialeve sekrete që kishte në dispozicion, para se ato t’i ndante me Komisionin. 


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane