SHBA- Presidenti Barack Obama dhe rivali i tij republikan Mitt Romney dje bënë fushatë në gjithë vendin, në përpjekje për të fituar mbështetjen e votuesve, 13 ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Në ndalesën e tij të parë dje në qytetin mesperëndimor Davenport të Ajovës, Presidenti Obama u tha zgjedhësve se ai është njeri të cilit mund t’i besohet dhe akuzoi ish-guvernatorin e shtetit Masaçusets se ka ndryshuar shpesh pozitën e tij.
"E gjitha kjo flet për diçka shumë të rëndësishme dhe kjo është çështja e besimit. Nuk ka asgjë më serioze në fushatën presidenciale sesa besimi. Besimi ka shumë rëndësi”, tha Obama.
Pas largimit nga Ajova, Presidenti shkoi në Denver të Kolorados, në Los Anxhelos të Kalifornisë dhe në Los Vegas të Nevadës. Ai do ta kalojë natën në avionin presidencial gjatë udhëtimit për në Tampa të Floridës, ku do të mbajë mitingun e parë sot.
Nga Florida, presidenti do të shkojë në Çikago, Illinoi, që është edhe qyteti i tij, ku do të jetë Presidendi i parë që voton para ditës së zgjedhjeve. Ai do të bëjë gjithashtu fushatë në Riçmond të Virxhinias dhe në Klivland të Ohajos, para se të kthehet në Uashington sonte.
Edhe zoti Romney bëri fushatë në Nevada, Kolorado, Ajova dhe Ohajo dje. Në Rino të Nevadës, kandidati republikan shprehu besimin për shanset e tij të fitores dhe kritikoi ashpër politikat ekonomike të Presidentit Obama.
"Presidenti nuk ka qenë në gjendje të përcaktojë një axhendë, të shprehë një axhendë dhe të mbrojë një axhendë. Ka një arsye për këtë, mendoj se në të gjithë e dimë se ai nuk ka ide, ka vetëm justifikime, prandaj në nëntor ju do ta largoni nga zyra”, u shpreh Romney.
Të dy kandidatët po përqendrohen në disa shtete, ku analistët besojnë se do të vendoset rezultati i zgjedhjeve të 6 nëntorit.
Sondazhet më të fundit tregojnë se gara është pothuajse e barabartë, me zotin Obama paksa në avantazh në disa shtete dhe zotin Romney në disa shtete të tjera.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com