SHBA, në prag të ceremonisë së
betimit,protesta kundra Trump

SHBA, në prag të ceremonisë së<br />betimit,protesta kundra Trump
Ndërsa SHBA dhe e gjithë bota nesër do të jetë gjithë sy e veshë për të parë ceremoninë  e betimit tëë presidentit Trump, në Washington atmosfera nuk duket aq shumë mikëpritëse pasi dhjetëra protestues dolën nëpër rrugë kundër Donald Trumpit, duke e cilësuar atë një fashist dhe president të paligjshëm .

Pritja aspak miqësore që po i rezervohet shefit të ri të Shtëpisë së Bardhë nuk vjen vetëm nga protestues të thjeshtë.

Jarry Nadler dhe Adriano Espaillat, anëtarë demokratë të Kongresit janë dy të fundit që i bashkohen një liste prej 50 deputetësh  që nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e betimit të pasardhësit të Obamës. 

Ndërsa vetë presidenti i 45 i SHBA duket shumë i entuziasmuar duke i ftuar masivisht qytetarët që të bëhen pjesë e festimeve të kësaj të premteje. Sigurisht ftesa në rrjetin social twitter.

Washingtoni në këto ditë është nën masa të larta sigurise pasi parashikohet se në ceremoninë historike do të marrin pjesë rreth 900.000 persona.

 20 janari është dita kur Barack Obama do t’i dorëzojë çelësat e Shtëpisë së Bardhë e kodet nukleare pasardhësit të tij.

Por Trump ka arritur të jetë një president kontroves duke kujtuar se ai është edhe një president i zgjedhur me vota elektorale pasi votën popullore e fitoi rivalja e tij Clinton. E në këtë mënyrë Sipas sondazheve të NBC dhe Ëall Street Journal, asnjë presidnet tjetër përpara tij nuk ka marrë mandatin me një shkallë kaq të ulët pëlqyeshmërie.

[gallery]20659[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Armir Mehaj: Refleksion në Kishën e Martirëve ku shërbeu Dom Antonio Sciarra

Armir Mehaj: Refleksion në Kishën e Martirëve ku shërbeu Dom Antonio Sciarra