SHBA, nën akuzë për vrasjen e 3 policëve dhe plagosjen e një tjetri, shteti i Alabamës ekzekuton të burgosurin (FOTO)

SHBA, nën akuzë për vrasjen e 3 policëve dhe plagosjen e një tjetri, shteti i Alabamës ekzekuton të burgosurin (FOTO)

Shteti i Alabamës në SHBA ka ekzekutuar një të burgosur, i identifikuar si Nathaniel Woods, për vrasjen tre oficerëve të policisë në Birmingham në vitin 2004. Woods, 42 vjeç, nuk dha një deklaratë përfundimtare. Ai u shpall i vdekur në 9:01 p.m. me kohën lokale, tha departamenti i korrigjimeve të shtetit në një deklaratë të enjten.

Guvernatori i Alabama, Kay Ivey nuk pranoi ndalimin e ekzekutimit të Woods edhe pse vendimi ishte i diskutueshëm, dhe Gjykata Supreme e SHBA-së kishte mohuar qëndrimin e saj të mëparshëm, duke urdhëruar vetëm ndalim të përkohshëm, në momentet e fundit..

Woods u dënua në 2005 për vrasje të shkallës së parë, mirëpo ishte vënë në pikëpyetje fajësija e tij. Po ashtu, gjatë seancës gjyqësore, në rolin e të pandehurit Woods kishte deklaruar se ishte i pafajshëm.

Vetëm disa orë para ekzekutimit, avokatët e Woods i kërkuan Gjykatës Supreme pengimin e ekzekutimit. William C. Holman nga Qendra e Korrektuesve në Qarkun Escambia, tha gjatë një interviste televizive se një tjetër i akuzuar për vrasjen e policëve, Spencer, ka deklaruar se ai i vetëm qëlloi me vdekje të tre oficerët dhe plagosi një të katërt në 2004 kur ata sulmuan shtëpinë me drogë në të cilën ai ishte duke fjetur.

“Woods nuk u përfshi”, deklaroi Spencer teksa shtonte se: “Woods vrapoi kur nisën të shtënat”.

"Nathaniel është absolutisht i pafajshëm," tha Spencer- i cili gjithashtu është në pritje të ekzekutimit të tij në Alabama. "Ai njeri nuk e dinte se unë do të qëlloja dikë, ashtu sikurse unë nuk e dija se do të qëlloja ndonjë njeri atë ditë, në atë moment."

Aktivistët e Martin Luther King III, Bart Starr Jr., dhe avokatët e Woods, kishin kërkuar nga guvernatori Kay Ivey të ndryshonte dënimin e tij, por Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit, Marshall tha se dënimi qëndronte.

"Janë të pavërteta përshkrimet e llojit si 'u dorëzua' dhe 'i pafajshëm': Veprimet e Nathaniel Woods shkaktuan drejtpërdrejt vdekjen e tre policëve dhe plagosjen e një tjetri," u shpreh ai në një deklaratë.

Si ndodhi ngjarja:

Spencer tha që natën e vrasjeve ai dhe Woods ishin arratisur nga dy oficerë policie dhe se ai vendosi të pinte një pilulë për të fjetur. Ai dhe Woods kishin planifikuar të shkonin në shtëpi sapo oficerët të ndërronin turnet, pasi nuk donin të dukeshin të dyshimtë duke hasur me të njëjtët persona.

"Kur u ngrita, u ngrita me armë në prehër. Unë jam në një shtëpi me kashtë. Ne shesim drogë. Kjo është ajo që ne bëjmë. Ti gjithmonë duhet të kesh një armën me vete dhe gati për të qëlluar nëse je brenda atij m ** apartamenti".

Spencer tha se kur dëgjoi përleshje në dhomën tjetër. Ai pa nga dritarja makinat e policisë, por po mendonte se oficerët ishin jashtë.

Ai tregonte se doli nga dhoma e gjumit, ndërsa Woods po vinte nga kuzhina me duar në kokë. Nuk ishte e qartë se çfarë po ndodhte, por më pas pa me cepin e syrit dy policë.

"Kur shikova anën, ishin dy oficerë policie që po përpiqeshin të zbraznin armët mbi mua, kështu që unë hapa zjarr me armën time. Unë nuk isha duke u përpjekur t’i qëlloja, pikë. Por unë kisha një pushkë në duartë e mija dhe ata po përpiqeshin të më qëllonin, kështu që smë interesoi shumë se ishin policë "tha ai.

"Kur unë hapa zjarr, Nate u hodh përtokë sikur ishte qëlluar, e kuptoni? Dhe kur e kuptoi që nuk ishte qëlluar, dhe unë po vazhdoja të hapja zjarr, ai u largua me vrap", u shpreh ai.

Kur Spencer u mor për herë të parë në arrest, ai u tha hetuesve se Woods nuk ishte i përfshirë.

"Unë u thashë atyre Nathaniel nuk qëlloi askënd. Nate vrapoi, por nuk kishte as dreq arme për të qëlluar njeri”, tha ai teksa theksonte se: "Nathaniel është një djalë i mire dhe nuk ishte vrasës.”

1583470793_200303103452nathanielwoodsmugshotmediumplus169.jpg​​​​​​​

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bdjdndn: 06/03/2020 07:27

    Analfabetë, jo nën akuzë, por i dënuar. I akuzuar je derisa dënohesh.

    Përgjigju
    • Bedo: 06/03/2020 08:12

      A e din çat kang ti more: Suit hom alabama?

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani