Nëna e tre vajzave, Albana Ndoci, i ka shpëtuar dëbimit nga SHBA. Zyra e Emigracionit dhe Doganave e lejoi shqiptaren të qëndronte edhe 1 vit në shtetet e SHBA-së. Shqiptarja emigrante u ndje shumë e kënaqur dhe e emocionuar nga vendimi që shtynte për një vit dhënien e një vendimi zyrtar nëse do të ndahet apo jo nga familja e saj.
Emigrantja 40-vjeçare kishte emigruar në SHBA para 16 vitesh dhe ndërkohë ka tre vajza të moshës vajza 15, 12 dhe 6 vjeçe. Por dy vajzat e vogla vuajnë nga disa sëmundje të ndyshme, skoliozë dhe disa komplikacione në zemër. Pas vendimit të dhënë nga Zyra e Emigracionit në SHBA, Albana Ndoci u shpreh se:
Isha nervoze. Më pas më thanë që mund të qëndroja. Isha shumë e lumtur, mendoja për vajzat.
Albana Ndoci
Albana tha se kishte pasur frikë nga deportimi, pasi kohët e fundit shumë prindër ishin ndarë nga fëmijët e tyre në kufirin me Meksikën. Ndërsa avokatët e Albanës theksuan se ajo ka fituar të drejtën për të jetuar në Amerikë, por nuk mund të diskutojnë kushte specifike, duke iu referuar shtyrjes së vendimit për të qëndruar atje.
Komente










