/ATSH-AFP/ - Nëntë persona u zbuluan të vdekur përfshi dhe të dyshuarin e krimit në disa vendbanime të ndryshme, pas raportimit për të shtëna në pjesën jugore të Misurit, njoftoi sot policia në një konferencë shtypi.
Dje në mbrëmje, rreth orës 22:15, policia e Teksasit ishte njoftuar për disa të shtëna në një shtëpi në qytetin e vogël të Tyrones, Misuri.
Policia zbuloi dy të vdekur në këtë shtëpi para se të zbulonte dhe pesë persona të tjerë të vrarë dhe një të plagosur në një shtëpi tjetër në të njëjtin qytet.
Një trup tjetër u zbulua në një tjetër shtëpi, ai i një gruaje të moshuar, por policia theksoi se bëhej fjalë për vdekje natyrale.
Personi që dyshohet si autor i të shtënave, një 36-vjeçar me origjinë nga ky qytet i vogël u gjet i vdekur në një veturë në rajonin fqinj Shannon, pasi mendohet të ketë kryer vetvrasje.
/Shqiptarja.com